Kuvendi i Kosovës, sot mban dy seanca me këto pika të rendit të ditës
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Kuvendin e Kosovës sot (e enjte) do të mbahen dy seanca. Njëra është vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme, e në rend të ditës janë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, duke filluar prej orës 10:00.

Ndërsa, prej orës 10:30, Kuvendi do të mbajë seancë plenare, ku në rend të ditës ka 23 pika për shqyrtim dhe miratim. Një prej këtyre pikave të rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024