Kuvendi i Deçanit me komision për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe hapësirave publike
Lexohet për: 2 min.
deqani-310524
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Komunës së Deçanit ka mbajtur seancën e rregullt në të cilën u votuan disa pika dhe u diskutua për mbarëvajtjen e komisioneve si i atij për emërtimin e rrugëve shesheve dhe hapësirave tjera publike.

Kryetari i komisionit për emërtimin e këtyre hapësirave, Orges Tafilaj, tha se takimet të cilat i kanë mbajtur më përfaqësuesit të këtyre zonave kanë dështuar njëherë për shkak që sipas tij komisioni nuk i është përmbajt të gjitha rregullave në lidhje me krijimin e emrave për këto rrugë.

Për këtë arsye Tafilaj është shprehur se ka qenë e nevojshme krijimi i një liste të re, duke shtuar se këtë e kanë bërë gjithnjë në bashkëpunim me banorët e atyre vendeve.

Por sipas tij probleme hasën në mos ecurinë e themelimit të këtyre, pasi Tafilaj potencoi se kanë qëlluar në të njëjtën kohë me zgjedhjen e përfaqësuesve të disa fshatrave.

Gjithashtu, Tafilaj shton se komisioni për themelimin e emrave të rrugëve shesheve dhe hapësirave do të bëjnë vizita në vende ku mungojnë, në mënyrë që të shohin gjendjen për së afërmi dhe gjatë qershorit sipas tij do të fillojë shqyrtimi i tyre.

Gjatë kësaj seance u votua edhe për themelimin i komitetit për shëndetësi, arsim dhe kulturë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024