Kuvendi dështon sërish të miratojë Projektligjin për fertilizim të asistuar mjekësor
Lexohet për: 1 min.
kuvendii
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të miratojë Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Për të njëjtin nuk pati kuorum, pasi disa deputetë sërish nuk morën pjesë në votim. Kjo pikë u shty për një seancë tjetër.

Në anën tjetër, Kuvendi miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve  të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat, po ashtu edhe Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta.

Kuvendi gjatë seancës së sot me miratoi disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat ishin bllokuar që disa muaj./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025