Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë seancën e dhënies së vendimit për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e kampeve të emigrantëve.
Kushtetuesja njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 29 janar në orën 10:00. Shkak është bërë kërkesa opozitës që në seancë të paraqiten prova shtesë.
Shkak për këtë është bërë një kërkesë e dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, të cilët kanë kërkuar pezullimin përfundimtar të saj.
Marrëveshja për migrantët, Dhoma e Deputetëve në Itali e miraton me 155 vota pro • KosovaPress
Gjatë shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30.
Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenet 43 pika 1 shkronja “ë” dhe 44/a të ligjit organik të saj, që parashikon të drejtën e palëve të kundërshtojnë kërkesat, përfundimet dhe shpjegimet e palëve të tjera, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00”, thuhet në njoftim. ?EuronewsAl