Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani për emërimin e anëtarëve të KQZ-së
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e presidentes Osmani për emërimin e anëtarëve të KQZ-së
Gjykata Kushtetuese1234
30/03/2026 - 17:44
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Presidentja Osmani kishte kërkuar  vlerësim të konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese në mes saj dhe grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Kosovës.

Ajo po ashtu kishte kërkuar nga Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme në zbatimin e afateve ligjore lidhur me fillimin e mandatit të një anëtari të KQZ-së, që nuk ishte emëruar për shkak të paqartësive kushtetuese.

Kushtetuesja ka shpallur kërkesën e Osmanit të papranueshme. Ka refuzuar edhe kërkesën për masën e përkohshme.

Dilema kushtetuese, siç kishte thënë kabineti i presidentes Osmani, është për shkak se partitë kanë bërë më shumë propozime sesa që parasheh Kushtetuta.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026