Kushtetuesja e ktheu në rishqyrtim aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin për Krim Ekonomik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kushtetuesja e ktheu në rishqyrtim aktgjykimin e Supremes për Koordinatorin për Krim Ekonomik
Gjykata Kushtetuese1234
16/06/2026 - 16:09
Linku u kopjua

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shfuqizoi aktgjykimin e Gjykatës Supreme që kishte anuluar Rregulloren e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me mandatin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Aktgjykimi i Supremes u shpall i pavlefshëm dhe çështja u kthye për rishqyrtim.

Rasti ishte iniciuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 14 korrikut  2025.

Kushtetuesja njëzëri konstatoi se Gjykata Supreme kishte shkelur të drejtën për gjykim  të drejtë dhe të paanshëm si dhe kishte cenuar pavarësinë kushtetuese të Këshillit Prokurorial.

Kontesti lidhej me ndryshimet që KPK-ja ka bërë në vitin 2025 në Rregulloren për Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik. Me rregulloren e re, mandati i  koordinatorit u përcaktua trevjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për  një mandat tjetër pas vlerësimit pozitiv të punës.

Prokurori Shqipdon Fazliu, i cili e ushtronte këtë funksion që nga viti 2013, kishte paditur KPK-në duke pretenduar se ndryshimet ishin bërë në mënyrë retroaktive dhe cenonin pozitën e tij. Gjykata Supreme e kishte aprovuar padinë dhe kishte shfuqizuar rregulloren e re.

Mirëpo, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Kushtetuta dhe Ligji për Këshillin Prokurorial nuk e obligojnë KPK-në të konsultohet me institucione të tjera për organizimin e brendshëm apo për caktimin e prokurorëve në pozita të caktuara. Sipas saj, KPK-ja gëzon pavarësi institucionale në këto çështje, për aq sa kohë sa vepron në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi,


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026