Kush do t’i bashkohet Trepçës në finale, vendoset sot në Prizren
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kush do t’i bashkohet Trepçës në finale, vendoset sot në Prizren
Emocionet e “play off”- it në Superligën e Kosovës në basketboll arrijnë kulmin në këtë javë, teksa Bashkimi dhe Bora do të përballen në ndeshjen vendimtare për finale.
Pas takimeve të zhvilluara, seria është e barabartë 2:2, duke e bërë këtë duel një finale para finales për të dyja skuadrat që synojnë titullin kampion. Ndeshja do të zhvillohet sot në ora 19:30, dhe pritet një atmosferë e zjarrtë në palestrën e Prizrenit.
Të dy ekipet kanë treguar formë të lartë gjatë gjithë serisë, me paraqitje të forta si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Bashkimi do të mbështetet në përkrahjen e tifozëve vendas, ndërsa Bora synon të befasojë dhe të sigurojë një vend në finale.
Fituesi i këtij takimi do të sigurojë biletën për finalen e madhe të kampionatit, ku do t’i bashkohet Trepçës në finale.
KosovaPress