Kusari-Lila: Reagimet e miqve dhe partnerëve nuk kanë të bëjnë me orientimin e shtetit tonë
Lexohet për: 1 min.
MIMOZA-KUSARI
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari - Lila, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka devijuar nga orientimi paqësor dhe rreshtimi në vlerat demokratike.

Sipas saj, reagimet e miqve dhe partnerëve ndërkombëtar për çështjen e dinarit nuk ka të bëjë me orientimin e shtetit, por vetëm me shqetësimin për mirëqenien e komunitetit serb në Kosovë. Por, siç, tha ajo në Kosovë mbi 20 mijë qytetarë të komunitetit serb marrin pensionet në valutën euro dhe se nuk është ndaluar qarkullimi i dinarit, por thjesht ajo do të përdoret njësojë sikur valutat të tjera të huaja në Kosovë.

Shefja e deputetëve të LVV-së, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se plani i veprimit të BQK-së për zbatimin e rregullores së saj nuk ka asnjë masë ndëshkuese, por parasheh vetëm lehtësim të hapjes së xhirollogarive të reja për komunitetin serb në Kosovë dhe vendosjen e bankomatëve në veri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025