Kusari-Lila: Marrëveshjet ndërkombëtare të kthehen në votim kur të krijohen kushtet
Lexohet për: 2 min.
96121677764527-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot mocion procedural që marrëveshjet ndërkombëtare të spostohen deri në momentin kur të plotësohen kushtet për votim.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh që në mungesë të votave të vazhdohet me trajtimin e projektligjit anti-doping.

“Propozoi mocionin procedural që pikat e rendit të ditës  5.6 dhe 7 të të spostohen deri në momentin kur të jemi në sallë 80 deputetët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të fillojmë në trajtimin e projektligjit  anti-dopingun”, tha ajo.

Në këtë seancë të sotme në rend dite ishin këto tri marrëveshje ndërkombëtare: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 - efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së  kredisë për Projektin-efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024