Kusari-Lila e ashpër me kritika karshi opozitës
Lexohet për: 2 min.
325998087_707394120969536_2958274507467118316_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me tone të larta ka kritikuar deputetët opozitar.

Ajo iu kundërpërgjigj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se gjendja në veri është jonormale, për çka Kusari-Lila përmendi disa nga veprimet gjatë qeverisjes aktuale.

“Nga kjo foltore u tha se për herë të parë janë ndal zgjedhjet në Kosovë të mbahen në komunat serbe apo janë shtyrë  më lejoni t’iu rifreskoj se për herë të parë është ndal referendumi serb në Kosovë  se për herë të parë janë ndal zgjedhjet serbe të Republikës së Serbisë në Kosovës dhe se për herë të parë është pamundësuar Lista Serbe të ketë një fitore të pakontestueshme në katër komunat në veri të vendit. Për herë të parë ka pluralizëm politik në mes të komunitetit serb për herë të parë ka të tjerë që dalin kundër propagandaës së Vuçiqit...Po thoni që veriu nuk është normal po sepse veriu nuk ka pas normalitet kurrë kur udhëhiqet dhe posi i veriut është Milan Radoiqiqi e Zvonko Veselinoviqi. Kur Zvonko Veselinoviqie Millan Radoiqiqi janë pritur në zyre të qeverisë e në anën tjetër kanë persekutuar jo vetëm  njerëzit e vetë po krejt çka është e mundur në keqpërdorim e në krim e kriminalitet. Kur kjo iu pamundësua atyre gjithë ky reagim. Ku është reagimi për të thënë se ne nuk ulemi dhe të bisedojmë me kriminel”, u shpreh ajo.

Sa i takon akuzës së Abdixhikur se opozita nuk kishte marr pjesë në komisionin hetimor për energji ku ishte i ftuar për raportim ambasadori Martin Berishaj ,Kusari-Lila tha se kjo nuk qëndron para pozita e ka mundësuar mbajtjen e mbledhjeve të këtij Komisioni.

“Pozita nuk e ka parandaluar punën e komisionit, pozita e ka mundësuar, pa pozitën nuk keni mundur asnjë mbledhje të vetme me e mbajtur sepse nuk keni pas kuorum”, u shpreh ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024