Kurti-Zejnullahu Raçi diskutojnë mbi sfidat me të cilat po përballet SHSKUK
Lexohet për: 1 min.
ZKM - 9 8 2022
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) Pranvera Zejnullahu Raçi, me të cilin ka biseduar mbi sfidat aktuale në SHSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.

Në takim Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.

Ndërsa, kryeministri Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, thuhet në komunikatë.?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024