Kurti zbut kriterin: LDK le t’i sjell 15 nënshkrime për kandidatin kushdo që është ai
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti zbut kriterin: LDK le t’i sjell 15 nënshkrime për kandidatin kushdo që është ai
28/04/2026 - 20:24
Linku u kopjua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Hatixhe Hoxha ka shprehur gatishmëri për t’u tërhequr nga kandidatura për presidente.
Ai kërkoi 15 nënshkrime nga LDK-ja për të propozuar cilido kandidat të tyre për president.
“Nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. Me atë rast LVV i plotëson 15 nënshkrime ët tjera nga mazhoranca me tërheqjen e Hatixhe Hoxhës dhe në këtë mënyrë do të kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një kandidat nga LDK-ja”, tha ai.
Përndryshe, ditë më parë Kurti i kërkonte LDK-së dhe PDK-së tre emra të kandidatëve, të cilat nuk janë aktiv aktualisht në skenën politike.