Kurti-Wigemark diskutojnë për vendosjen e 92 pjesëtarëve të EUROGENDFOR-it në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vendosja e përkohshme në Kosovë e njësisë policore të specializuar rezervë të forcës policore shumëkombëshe, Forca Evropiane e Xhandarmerisë EUROGENDFOR, ishte tema e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Kjo njësi e përbërë prej 92 pjesëtarëve nga Portugalia (42), Franca (28) dhe Italia (22), që do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve të ardhshme, do të përforcojë kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS) dhe do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave, si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse është e nevojshme duke pasur parasysh mjedisin e sigurisë.

Në këtë takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, u bisedua edhe për situatën aktuale dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit EULEX në sundimin e ligjit.

Kryeministri Kurti ritheksoi vendosmërinë e Qeverisë dhe përkushtimin institucional për të forcuar e avancuar sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit.

Ndërsa Wigemark rikonfirmoi përkushtimin dhe gatishmërinë e EULEX-it për vazhdimin e përkrahjes për institucionet për forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024