Kurti viziton për ngushëllime familjen e Sahit Jasharit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti viziton për ngushëllime familjen e Sahit Jasharit
Albin Kurti13
13/06/2026 - 17:52
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen Jashari për të shprehur ngushëllimet me rastin e vdekjes sw ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Gjatë vizitës, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit, duke vlerësuar lart kontributin e Sahit Jasharit para dhe gjatë luftës çlirimtare.

Në librin e kujtimeve, kryeministri në detyrë ka shkruar se Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, dhe se kontribuoi me angazhim, organizim dhe luftë për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit.

“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skënderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, ka shkruar Kurti.

Dje, me nderime të larta dhe pjesëmarrje të madhe të familjarëve, bashkëluftëtarëve, qytetarëve , përfaqësues të partive politike, dhe personalitete të jetës publike, iu dha lamtumira e fundit komandantit Sahit Jasharit.

 Ceremonia e varrimit u mbajt në lagjen Jashari në Prekaz.

Sahit Jashari vdiq të enjten. Ai ishte ndër bashkëluftëtarët e ngushtë të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026