Kurti vizitoi Ambasadën e Kosovës në Shkup
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti vizitoi sot Ambasadën e Kosovës në Shkup ku në takim me ambasadorin Florian Qehaja diskutuan mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

​Kurti flet për planin e atentatit ndaj tij • KosovaPress

Ndryshe, Kurti gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian,  organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024