Kryeministri Albin Kurti sot ka uruar Rishi Sunak me rastin e marrjes së postit të kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.
“Si aleatë të gjatë me parime dhe prioritete të përbashkëta, mezi pres të punoj me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar Krueti në një postim në Twitter.
Udhëheqësi i ri konservator u ftua sot në Buckingham Palace nga mbreti Charles, për të formuar një qeveri të re, pas largimit te Truss si kryeministrja me mandatin më të shkurtër në histori.
Sunak, 42-vjeç, është kryeministri i parë hindu i Britanisë së Madhe, i pari i trashëgimisë aziatike dhe drejtuesi më i ri në më shumë se 200 vjet. Rishi Sunak paralajmëroi se vendi është në një krizë të thellë ekonomike teksa mbajti fjalimin e tij të parë si kryeministri i ri britanik.