Kurti udhëton drejt Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë. Kurti do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit "Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal". Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa. Me këtë rast, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij bullgar Dimitar Glavchev dhe presidentin Rumen Radev.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024