Kurti tregon kur do të nisin konsultimet për formimin e qeverisë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti tregon kur do të nisin konsultimet për formimin e qeverisë
Albin-Kurti-060125-5
07/03/2025 - 11:39
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se do të presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurit, e më pastaj do të nis konsultimet për formimin e qeverisë së re, raporton KosovaPress.

Lidhur me këtë, Kurti u pyet të premten nga KosovaPress pasi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 45-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026