Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, madje sipas tij, është trefish më i lartë sesa në vitin 2021.
Albin Kurti ka shkruar në Facebook se në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detje për secilin projekt që është duke u zhvilluar në trashëgiminë kulturore në Kosovë.
Sipas tij, në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, në Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, në Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë, në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, e kështu me radhë.