Kurti: Telekomin e nxorëm nga humnera, po e udhëheqim drejt zhvillimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se Telekomin e Kosovës e kanë nxjerr nga humnera dhe po e udhëheqin drejt zhvillimit.
Kurti, para kabinetit qeveritar, të mërkurën, tha se zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë po merr hov të ri, ku Kosova në nivel rajonal ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe të shërbimeve të internetit në amvisëri dhe biznese. Përkitazi me këtë, ai shtoi se Telekomi po modernizon edhe rrjetin ekzistues të shërbimeve 4G dhe 5G.
Ai bëri të ditur se Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka lëshuar autorizimin e përgjithshëm për kompaninë Starlink, që ofron shërbime satelitore të qasjes në internet.
Ky zhvillim sipas tij është hap i rëndësishëm për avancimin e infrastrukturës digjitale në vend.
Ndërkaq, theksoi se qeveria po vazhdon blerjen e objekteve të ambasadave në shtetet kyçe për shërbimin diplomatik të Kosovës.
Duke folur për samitin e javës së kaluar në kuadër të Procesit të Berlinit, ai tha se i njëjti ka qenë i suksesshëm dhe se Kosova do të vazhdojë qasjen konstruktive në këtë mekanizëm të bashkëpunimit rajonal.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...