Kurti takon studentë nga Amsterdami, flet për policët e rrëmbyer nga forcat serbe
Lexohet për: 2 min.
KURTI
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot për një bashkëbisedim një grup studentësh nga Universiteti i Amsterdamit nga 14 shtete të botës, të cilët janë duke e zhvilluar një vizitë studimore në Kosovë, ku foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit dhe për raportet me Serbinë, agresionin e ditës së mërkurë me rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, dhe për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj. 

 Kryeministri Kuri i falënderoi studentët për vizitën studimore që po ia bëjnë Kosovës dhe interesimit që kanë shfaqur për vendin tonë.

 Duke folur për qeverisjen e gjertanishme, ai tha se këto dy vite kanë qenë dy vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit.

 Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë bashkëbisedimit u piketuan përmirësimet e dukshme në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, lirive civile dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Kryeministri vuri në pah se të gjitha këto progrese janë të evidentuara nga raportet ndërkombëtare të Transparency International, World Justice Project, Freedom House e Reporterëve pa Kufij.

Njëkohësisht, kryeministri përmendi edhe progresin ekonomik gjatë qeverisjes së deritanishme, duke shtuar se të hyrat tatimore janë rritur për 2/3 dhe investimet e huaja janë dyfishuar.

Ai veçoi se në buxhetin e këtij vitit vëmendje e veçantë i është dhënë katër fushave: Shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe mbrojtjes.

Ndër të tjera, Kurti para studentëve, një grup prej mbi 25 persona, foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit dhe për raportet me Serbinë, agresionin e ditës së mërkurë me rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, dhe për Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e saj. 

Ai gjithashtu iu është përgjigjur pyetjeve dhe kureshtjes së studentëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025