Kurti takon kongresistin Jason Crow, flasin për diasporën dhe e fton atë ta vizitojë Kosovën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u takua me kongresistin amerikan, Jason Crow.

Nw njoftim thuhet se kryeministri Kurti e njohu kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimet produktive e të frytshme të mbajtura atje. Ai e falënderoi kongresistin për përkrahjen e vazhdueshme dhe advokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkëbiseduan edhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por edhe si kontribuuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane.

Kryeministri Kurti e ftoi kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën, duke shprehur se është i mirëseardhur në vendin tonë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024