Kurti takon gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
ZKM 20 6 2022 (1) (002)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kryeministri Albin Kurti takoi gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.

Të detyruar të largohen nga Ukraina pas invazionit rus, Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë, në kuadër të programit Gazetarët në Rezidencë Kosova.

Ata shprehën mirënjohje për mikpritjen dhe mundësinë për të vazhduar profesionin e gazetarisë nga vendi ynë.

Kryeministri Kurti ritheksoi solidaritetin me popullin ukrainas dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionit në Ukrainë. Ai potencoi  përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë globale.

Në takim u fol edhe për mbarëvajtjen e programit Gazetarët në Rezidencë Kosova, i cili financohet nga Qeveria e Kosovës dhe mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025