Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.

“Ai e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025