Kurti takoi ambasadorët Gudjev dhe Angelov, diskutuan për marrëdhëniet Kosovë-Bullgari
Lexohet për: 2 min.
ZKM - 5 4 2023 (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev dhe ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov.

Me këtë rast, Kurti i falënderoi dy ambasadorët për vizitën e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës.

Siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti i informoi ambasadorët për punën e qeverisë, e cila muajin e kaluar mbushi dy vjet që nga formimi i saj, rezultatet në sundimin e ligjit, përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe për progresin ekonomik, me theks te eksportet, që këtë vit për herë të parë pritet të kalojnë vlerën prej 1 miliard euro.

Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet e afërta ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe për mundësitë e reja për thellimin e zgjerimin e tyre, sidomos në fushën e ekonomisë, shkëmbimit tregtar, atë të kulturës si dhe të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Krahas zhvillimeve në rajon, u diskutua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për Marrëveshjen Bazë të 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj, sipas dakordimit të 18 marsit në Ohër, si dhe për takimin e djeshëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.”, u bë e ditur në komunikatë.

Ambasadorët Gudjev dhe Angelov shprehën gatishmërinë e tyre për rritjen e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes Bullgarisë dhe Kosovës si dhe dhanë mbështetjen ndaj Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025