Kurti: Ta ndihmojmë me krejt çka dimë e mundemi njëri-tjetrin
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka deklaruar se si komb duhet të qëndrojnë bashkë e ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Kurti ka thënë se në këtë festë qytetarët ndajnë kohë për dashuri e mirësjellje edhe me ata që janë të varfër e nevojtarë.

Të pranishëm ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe të tjerë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024