Kurti: Sulmi në Ibër-Lepenc na bëri me dije të forcohemi në aspektin energjetik
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kurti-ankandi-i-enrgjise
19 orë më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Kosovë sot është hapur ankandi i parë i erës me një kapacitet prej 100 MW. Ky ankand është hapur nga Ministria e Ekonomisë dhe mbështetur nga Korporata Ndërkombëtare Financiare si dhe USAID. Gjatë ceremonisë hapëse të këtij ankandi u tha se Kosova po tregon se është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se këtë vit të suksesshëm në sektorin energjetik po e përmbyllin me hapjen e ankandit të parë të erës. Sipas tij, rritja ekonomike në vend duhet të shoqërohet me ndërtim të kapaciteteve të reja energjetike.

Kryeministri, Kurti u shpreh se sulmi ndaj infrastrukturës në kanalin e Iber-Lepencit dëshmoi se Kosova duhet të forcohet në aspektin energjetik.

Kurti tha se Kosova është me fat se ka kapacitete të mëdha për energji të ripërtritshme e veçanërisht për atë të erës.

“Edhe tash para këtij ankandi që po e lansojmë u përballëm me një rikujtim të ngjashëm, sulmi kinetik ndaj infrastrukturën kritike në kanalin Iber-Lepenc për furnizim me ujë dhe energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes dhe jetës sonë. ”, theksoi Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se Kosova ka kapacitete që mundësojnë prodhimin e energjisë me erë. Ajo garantoi një garë transparente, ku siç tha ajo përfituesi kryesor do të jetë qytetari i Kosovës.

Zëvendës ambasadori gjerman në Kosovë, Martthias Conrad u shpreh se Kosova po tregon që është e gatshme të kaloj në energji të pastër.

Ai tha po ashtu se shteti gjerman e ka mbështetur këtë projekt me 800 mijë dollarë.

Drejtori Regjional për Ballkanin Perëndimor i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Nicolas Marquier u shpreh se hapja e ankandit të erës është hap i rëndësishëm drejtë një të ardhme të qëndrueshme.

Marquier theksoi se me këto kapacitete shtesë të energjisë së erës do të mbulohet rreth 4 deri në 6% e kërkesës për energji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024