Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për aq kohë sa Milan Radoiçiq dhe grupi i tij është i lirë dhe mbrojtur në Serbi s’ka mirëbesim në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Kreu qeveritar duke shpalosur detaje për takimin në Bruksel tha se krahas dorëzimit të Radoiçiq, ka paraqitur edhe kërkesën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit si dhe tërheqjen e letrës së ish kryeministres serbe, Ana Bërnabiq që i ka dërguar vendeve të BE-së se Serbia nuk zbaton nene të caktuara të ujdisë.
Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës grupin paramilitar që kreu sulmin terrorist në krye me Milan Radoiçiq dhe ata të përballen me drejtësinë.Mirëpo Kurti tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq s’ishte i gatshëm të pranojë asnjë prej kushteve.
Ai reagoi edhe për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku tha se edhe një herë po dëshmohet shovinzimi i Serbisë.
Ai kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të procedojë me ndryshimet dhe të miratohet në qeveri.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...