Kurti sheh nga afër furnizimet e fundit me armatim
Lajme
Lexohet për: 1 min.
armatimi-201124
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar një depo të Forcës së Sigurisë së Kosovës ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë vendit.

“Është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”, ka shkruar Kurti në Facebook derisa ka ndarë edhe një video nga vizita me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Kurti ka shkruar se armatimi është modern dhe në kuadër të blerjeve dhe "furnizimeve të vazhdueshme" që sipas tij shteti është duke i bërë.

“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024