Kurti: Sektori privat i rëndësishëm për punësim dhe rritje ekonomike
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Nga shtatë mijë e 500 aplikues për grante për biznese, 901 aplikues kanë përfituar nga Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024, me vlerë prej shtatë milionë euro.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me përfituesit nga PZHRB 2024, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të mbështes sektorin privat, i cili është një faktor i rëndësishëm i punësimit dhe rritjes ekonomike të vendit tonë.
Albin Kurti ka shtuar se ky program ka për qëllim zhvillimin socio-ekonomik të barabartë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së bizneseve të reja e prodhuese.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka ka shtuar se me këtë program, kjo ministri po investon në të ardhmen e Kosovës, duke siguruar se asnjë rajon të mos mbetet mbrapa.