Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e tyre janë të pandalshme dhe pavarësisht se kush e ku i pengon, ata nuk do të mund t’i ndal askush as në jug dhe as në veri.
Kurti në takimin e Lëvizja Vetëvendosje me pikat e saj, e nisi fjalimin duke kujtuar Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se ishte aktivistë që është vrarë në burg.
Ai shtoi se është e pa drejt dhe e pasaktë kur njerëzit mendojnë se që nga qeverisja duhet kërkuar vetëm punësim i ndonjë të njohuri apo ndonjë familjari. Sipas tij, kjo kërkesë është i përket mendësisë së vjetër që ata duan dhe po e tejkalojnë, por qeverisë qendrore e lokale mund t’i kërkohet projekte zhvillimore e infrastrukturore, zbatim të ligjit, rritje të cilësisë në shkolla e spitale.
Kurti u ndal edhe te qeverisja qendrore, ku tha se brutoprodukti vendor i Kosovës, kur kanë ardhur në qeverisje ishte më pak se 6.8 miliardë euro dhe në vitin që vjen do t’i kaloj 10 miliardë euro. Kurse, buxheti i shtetit në 2024, do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
Ai shtoi se fokusi i qeverisë është edhe investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri.
Sipas tij, qeverisja është e pandalshme, pavarësisht se kush do t’i pengojë.
Takimi vazhdojë pa praninë e mediave.