Kurti refuzon të përgjigjet nëse do të rrëfehet në Prokurorinë Speciale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
kurti-241224
12 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kryeministri Kurti mëngjesin e sotëm ishte në Klinikën e Gjinekologjisë për të përuruar shërbimin e ri të  Fertilizimit të Asistuar Mjekësor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori thirrjen e parë për intervistim si dëshmitar nga Prokuroria Speciale të enjten e 12 dhjetori, për t’u paraqitur pranë këtij institucioni me datën 16 dhjetor, por ai nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka dërguar në prokurori një propozim me tri data për intervistim, megjithatë, ai ka kërkuar që intervistimi të bëhet në zyrën e tij e jo në prokurori.

Ministrja Albulena Haxhiu tha se prokuroria duhet t’i kthej përgjigje zyrës së kryeministrit dhe sipas saj, gjatë kësaj jave kanë mbetur edhe dy data në të cilat zyra e kryeministrit ka propozuar intervistimin e Kurtit.

Sipas saj, datat janë caktuar në bazë të agjendës së kryeministrit.

KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga Prokuroria Speciale por këta të fundit nuk janë përgjigjur nëse do të kthejnë përgjigje, nëse do të shkojnë në zyrën e Kurtit për ta intervistuar, apo nëse kanë nis ftesën e dytë dhe hapat tutje.

Kurti është ftuar nga prokuroria të jap deklaratën e tij lidhur dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024