Kurti: Qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë të nivelit qendror
Lexohet për: 1 min.
kurti-100523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se qeverisja lokale po i bënë opozitë nivelit qendror.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, kurse tani po ndodh e kundërta, e cila sipas tij është gabim.

“Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale. Sot, qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë të nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është edhe tani. Bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Të dy nivelet e qeverisjes burojnë nga vullneti i qytetarëve. Prandaj, edhe duhet të jemi në shërbim të tyre. Qeveria është e të gjithëve. Edhe e komunave.”, tha ai.

Kurti paraqiti disa shifra që dëshmojnë rritjen e përkrahjes financiare të qeverisë së tij ndaj komunave.

Po ashtu, Kurti paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim me kryetarët e komunave./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025