Kurti: Qeveria do të vazhdojë të përmirësojë kushtet ekonomike përmes gjithpërfshirjes
Lexohet për: 2 min.
313219118_1210735802990425_7344951878659402435_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në hapjen e Samitit të parë të Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se përmes këtij Samiti po synojnë krijimin e një praktike të mbledhjes së akterëve kryesor të vendeve të Ballkanit më mënyrë qe të luftohet diskriminimi i komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas me qëllim që të përmirësohet dhe të rritet cilësia e jetës së komuniteteve.

Kurti tha se duhet angazhim institucional por edhe vetëdijësim shoqëror.

Ai tha se ka ende shumë sfida dhe gjendja e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian nuk është e mirë si në aspektin e diskriminimit por edhe të varfërisë.

“Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës angazhohem për të gjithë njëlloj e më së shumti për ata që kanë më shumë nevojë. Qeveria do të vazhdojë të përmirësojë kushtet ekonomike përmes gjithpërfshirjes. Institicionet tona mbeten të përkushtuara për mundësi të barabarta.  Një nga objektivat mbetet hartimi dhe zbatimi i politikës  dhe legjislacionit që përmbush të drejtët e të gjithë qytetarëve në vend.

Prioritet në kuadër të qëllimit strategjik është përmirësimi i gjendjes së komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian. Qeveria jonë me te gjithë mjetet do të qëndroj krah për krah me ju për mbrojtje nga diskriminimi”, tha Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025