Kurti: Protestat në veri nuk janë vullnet i popullit, janë me direktivë të Beogradit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se protestat në veri të vendit janë organizuar me direktivë të Beogradit zyrtar dhe të njëjtat nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit serb në Kosovë.

Në debatin parlamentar për situatën në veri, Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar në përputhje me ligjin, ndërsa ka theksuar se qeveria e drejtuar nga ai beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë, ne jemi thelbësisht transatlantik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve, por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të jetë e njëjtë, Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik", ka thënë ai.

Ai ka theksuar se është i nevojshëm demokratizimi i Serbisë por ka shtuar se Kosova nuk mund të paguajë për këtë.

"Ky territor kurr nuk ka qenë i tyre, ky territor ka qenë i shtypur prej tyre, jo i tyre, andaj është tejet e rëndësishme që këtë t'ua bëjmë të qartë të gjithëve, duam ta ndihmojmë demokratizmin dhe evropianizimin e Serbisë por nuk paguajmë çmim si shtet e si territor për këtë”, ka thënë ai.

Shefi i ekzekutivit ka theksuar se protestat në veri nuk janë protesta prej poshtë, por të njëjtat janë organizuar me direktivë nga Beogradi zyrtar.

“Në shqiptarët kemi shumë përvojë historike në organizim të protestave e demonstratave ku shprehin pakënaqësinë, protestat vinë prej poshtë, këto nuk janë protesta prej poshtë, këto janë protesta prej lartë, që do të thotë që nuk janë protesta, nuk ka asgjë autentike në ato protesta, nuk është vullnet i popullit ai, është direktivë e Beogradit", ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar se institucionet e Kosovës vetëm i kanë zbatuar detyrat e tyre, derisa ka theksuar se hyrja e kryetarëve të rinj në objektet komunale nuk ka pse të quhet hyrje me forcë.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
125
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024