Kurti pret Ballkanin në Qeveri, kampioni i Kosovës ia dhuron topin Ligës së Konferencës
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës, Ballkani u prit sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

Kurti përgëzoi Ballkanin për punën që po e bën, duke e cilësuar jo vetëm si sukses shtetëror por edhe si motiv për djemtë dhe vajzat e reja të Kosovës, për t’i ndjekur ëndrrat e tyre, raporton KosovaPress.

Gjithashtu, Kurti dhe ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u shfaqën të hapur për ta mbështetur Ballkanin, pasi rrugëtimi i suksesshëm në Evropë, ka forcuar në përgjithësi futbollin e Republikës, duke u përfaqësuar tani me katër skuadra në Evropë.

Ndërkaq, presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi i bëri dhuratë Kurtit fanellën e Ballkanit të personalizuar me emrin e tij, teksa premtoi që do të vazhdohet me intensitet edhe më të lartë të punohet në vazhdim, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet gjithmonë sa më dinjitetshëm nga kampioni i saj.

Në fund, futbollistët e Ballkanit i bënë edhe një dhuratë kryeministrit, duke ia nënshkruar topin e kompeticionit ku dy herë garuan në grupet e UEFA Ligës së Konferencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024