Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë përuruar funksionalizimin e rezonancës magnetike në Spitalin e Pediatrisë në QKUK. Sipas tyre, në këtë mënyrë do të shkurtohet lista e pritjes në diagnostikimin e sëmundjeve tek fëmijët. Ata gjithashtu u zotuan për investime të reja në shëndetësi.
Kryeministri Kurti ka thënë se dëshirojnë të ketë sa më shumë decentralizim të shërbimeve mjekësore, andaj sipas tij, në vjeshtë edhe Prizreni do të bëhet me rezonancë magnetike.
Ndërsa, ministri Vitia ka thënë se janë duke punuar me intensitet të shtuar për t’i shkurtuar listat e pritjes dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve.
Ai theksoi se në Klinikën e Neurokirurgjisë është një projekt me teknologji moderne për intervenimin e shumë rasteve.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.