Pas pjesëmarrjes në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit dhe homazheve në Vlorë, në 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe sonte në Prekaz, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Duke kujtuar flijimin, sakrificën dhe çmimin për lirinë të cilën e gëzojmë, kryeministri Kurti tha se ndaj saj duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare.
Basha bën homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari - KosovaPress
Kurti tha se për çdo 28 Nëntor kujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin kombëtar dhe çlirimin arbëror nga shekulli 15, jo vetëm Ismail Qemalin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe datëlindjen e kryekomandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lavdi Jasharajve, lavdi kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Kurti.