Kurti: Po përmbushet funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti ( Foto IsaHaziri ) (1)
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se funksionalizimi i Instituti për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është “obligim që po përmbushet”.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti shpërndau një video nga momenti i djeshëm ku u bë pranim dorëzimi i dokumenteve të para. Ai i falënderoi familjarët e të zhdukurve për angazhimin në dokumentimin e krimeve të Serbisë.

“Funksionalizimi i Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është një obligim që po përmbushet ndaj kujtesës sonë si popull dhe ndaj kërkesës sonë për drejtësi”, shkroi Kurti.

“Në 16-vjetorin e Pavarësisë, dje ishim në Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me Drejtorin Ekzekutiv, z. Atdhe Hetemi, dhe me Kryetarin e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, z. Ahmet Grajçevci, për ceremoninë e pranim dorëzimit të dokumenteve të para në këtë Institut. Falënderoj z. Grajçevcin dhe asociacionet e familjarëve të të zhdukurve për angazhimin e tyre ndër vite, për dokumentimin e krimeve të zhdukjeve me dhunë nga Serbia”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës më 16 shtator e kishte miratuar Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ai u miratua në Kuvendin e Kosovës më pas.

Projektligji parasheh themelimin e institutit me qëllim të hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024