Kurti për vrasjen e Liridonës: Ishte me paramendim, u vra se ishte grua
Lexohet për: 2 min.
1-.Albin-Kurti-2022-22
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt ishte kryer me paramendim dhe kishte ndodhur vetëm pse ishte grua, teksa ka kërkuar dënim maksimal për autorët e këtij krimi makabër.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, ndërsa “normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë”.

“Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, ka shkruar Kurti.

“Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin”, ka shkruar Kurti.

Si gënjeu Naim Murseli për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt - KosovaPress

Duke përkujtuar se dhimbja për këtë krim të tmerrshëm është e madhe, Kurti thotë se për të parandaluar krime të ngjashme makabre duhet të angazhohen të gjithë dhe se vetëm në këtë mënyrë do të mund të zhduket “kultura patriarkale e mizogjene dhe maskulinitetin e dhunshëm e toksik”.

“Qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitivë e progresivë në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin”, përfundon Kurti.

Ndryshe, Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, si organizator i vrasjes, dorasi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së, kanë dalë sot në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka vendosur nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024