Kurti për rastin e Klan Kosovës e mohon se është sulm ndaj lirisë së mediave
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke iu referuar rastit të Klan Kosovës, ka shkruar se ka shkruar se ndjekja e rregullave të regjistrimit të mediave është detyrë ligjore dhe organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Qeverisë në zbatimin e ligjit.

Kurit ka shkruar në Tëitter, Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizuele.

“Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një "teknikalitet". Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik. Në një demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre. Liria e medias është jetike: një sulm ndaj tyre është një sulm ndaj demokracisë. Por demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe zbatimi i ligjit kundër shkeljeve nga njerëz të tillë - në asnjë mënyrë - nuk përbën një sulm ndaj lirisë së medias”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bquint-i-shqetesuar-me-vendimin-e-mint-per-klan-kosoven/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025