Kurti për opozitën: Jemi duke i sos, e kemi ndërmend me i shpartallua më 9 shkurt
Në tubimin zgjedhorë, në komunën e Vushtrrisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “goditur” partitë opozitare.
Kësaj radhe, ai tha se është duke e lodhur opozitën, siç tha ai duke e “sos, skropitë, rraskapitë e shpartallu më 9 shkurt”.
Kurti, tregoi se si i është përgjigjur një qytetari në një tubim pasi që e ka pyetur se a është lodhur, ai është kundërpëgjigjë, duke thënë se “bac, njëherë unë jam duke e lodhë opozitën”.
“Në një qytet njëri prej pjesëmarrësve, në tubim më ndali edhe me një seriozitet përplot dashuri, por jo edhe pa brengë, më tha “Albin a je lodhë”, unë i thash “bac, njëherë unë jam duke i lodhë opozitën. Jo veç që jemi duke i lodhë, por edhe jemi duke i sos e t’u i skropitë, e rraskapitë, dërrmua, e jemi t’u i thërrmu, se e kemi ndërmend me e shpartallu, me 9 shkurt atëherë kur bashkë votojmë fitojmë e festojmë”, tha Kurti.
Duke përmendur të arriturat gjatë mandatit të tij katër vjeçar, tha se e gjithë Kosova u mbulua nga rrjeti 5G, ndërsa me qeveritë e kaluara “duhej me u ndalë në kafe e me e lypë passëordin e internetit”.
Kurti, la edhe një mesazh për ta, “mos lypni më passëord nëpër kafet e çajtoreve të Vushtrrisë”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...