Kurti për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së: MD është në komunikim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me fletarrest të Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Drejtësisë është në komunikim me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës.

“Ministria e Drejtësisë dhe autoritet tona janë në komunikim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut me sektorët përkatës në mënyrë që të marrim vesh më shumë për shtetasin e  Kosovës i cili po mbahet në paraburgim aje që të mos ketë nënshtrim ndaj agresivitetit të Serbisë kundër Kosovës që reflektohet edhe në fletarreste të tilla për qytetarët tonë”, ka thënë Kurti.

https://kosovapress.com/ish-ushtari-i-uck-se-ndalohet-ne-maqedonine-e-veriut-me-fletarrest-te-leshuar-nga-serbia

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024