Kurti për Financial Times: BE dhe SHBA shumë të buta me Serbinë
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë, u shpreh kryeministri i Kosovws, Albin Kurti për Financial Times.

Në intervistën e dhënë medias prestigjoze, kryeministri i Kosovës theksoi se në këndvështrimin e tij, nuk është ky qëndrimi që duhet mbajtur me Beogradin.

Përkundrazi, Serbisë, sipas Kurtit, i duhet dhënë një ultimatum për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe të detyrohet të rreshtohet në krah të Perëndimit për t’i ofruar Kosovës siguri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Në momentin që Serbia i vendos sanksione Federatës Ruse, atëherë ajo mund të tregojë se e do vërtet integrimin në BE dhe se Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb, serbët duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ishte komenti i Kurtit.

Ai nënvizoi se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE dhe t’i japë fund përpjekjeve për t’u ulur në “tre ose katër stola”, transmeton Tch.

Nga ana tjetër, Kurti refuzoi të tregonte nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, megjithatë sipas tij, ankesat e serbëve ndaj pranisë së tyre kanë ardhur në rënie.

Javën që shkoi, policia e Kosovës bastisi disa degë të një banke serbe në veri të vendit dhe konfiskoi paratë serbe atje.Me hyrjen në fuqi të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, monedha e ligjshme për transaksionet në kesh është euro, ndërkohë që komuniteti serb në Kosovë përdorte edhe dinarin (RSD), monedhën zyrtare të Serbisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024