Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e tij për deeskalimin e situatës në veri. Ai ka paraqitur katër hapa konkret që Qeveria e Kosovës është e gatshme t’i ndërmarrë për t’i kontribuar rikthimit të stabilitetit në veri. Mirëpo, ka thënë se presin edhe nga Serbia që të zotohet për tërheqje të protestuesve të dhunshëm nga ndërtesat komunale dhe të bashkëpunojë për paraburgimin dhe procedimin gjyqësor të kryesve të dhunës nga ana e Kosovës.
Në një adresim në gjuhën angleze në Facebook, Kurti tha se duhet të ndërmerren veprime urgjente për depërshkallëzimin e situatës në veri.
“Republika e Kosovës është e gatshme të kontribuojë në deeskalim. Ne besojmë se duhet të ndërmerren veprime urgjente drejt këtij qëllimi dhe jemi të etur dhe të gatshëm të angazhohemi për hapa konkretë që mbështesin qëllimet e de-eskalimit dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.
Ai paraqiti edhe katër hapat që presin nga Serbia t’i ndërmarrë për deskalimin e situatës në veri. Ndër të tjera, ai tha se presin nga Serbia për reduktim të gatishmërisë së forcave të armatosura në nivelin më të ulët dhe heqjen e 48 bazave të përparme operative që ndodhen përgjatë kufirit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Këto propozime, Kurti ka thënë se i ka bërë në takimin e fundit në Bruksel. /KosovaPress/