Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
kurti
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët në Viti që të mobilizohen për të votuar për sovranitet më 9 shkurt. Sipas tij, gjatë katër viteve në pushtet, Kosovës ia kanë vendosur sovranitetin, e territorit ia kanë shtuar integritetin.

Kryeministri aktual i Kosovës, Kurti gjatë tubimit elektoral të premten në Viti, tha se kauza për sovranitet po thërret të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë në numrin 118.

“Ata që i takoni gjatë dy javëve të ardhshme derisa bisedoni se qysh duhet me votua numrin 118 dhe nëse rastësisht dikush prej tyre, ndonjë kushëri i largët po mendoj se do të votojë për një parti tjetër me atë numrin tjetër,  jo 118. Unë ju kisha sugjeruar t’i thoni kështu, në vitin 2029  të gjithë aman krejt do të votojnë Vetëvendosjen. Pse po e shtyn për katër vjet. Në vitin 2029 edhe ata që se kanë mendjen me na votua tash atëherë kanë me na votua neve. Prandaj më 9 shkurt, mos e zgjat, Lëvizja Vetëvendosje 118. Sigurisht që territorit ia kemi shtuar integritetit, ekonomisë prodhimin. Prodhimit, punësimin dhe punësimit, arsimit. Por ajo çka e kemi më përzemër është se shtetit tonë ia kemi vendosur sovranitetin. Prandaj sot kauza për sovranitet po thërret që të bëhemi bashkë 118. Sovranitet, sovran 118, sovran 118, sovran 118”, tha Kurti.

Në kuadër të fushatës elektorale, Kurti do të mbajë tubim elektoral edhe në fshatin Llabjan dhe në Kamenicë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025