Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se me dakodim për targat nuk është cenuar kurrfarë substance e shtetit të Kosovës.
Ai u ka thënë deputetëve se në Bruksel janë zotuar për konfidencialitet të bisedimeve.
Ai a thënë se e kishte kundërshtuar afatin prej 10 muajsh meqë sipas tij kjo do të nënkuptonte pranim të dobësisë së shtetit.
“Institucionet e Kosovës punojnë me shpejtësi, me efikasitet, me cilësi, me profesionalizëm, por nëse unë do të thosha si kryeministër i këtij vendi që më duhen 10 deri në 12 muaj për me i konvertu nja 7 mijë vetura, kjo është pranim i dobësisë së shtetit. Unë përkundrazi, unë thosha brenda një jave i kryej krejt, ata thoshin nuk jeni të zot ju si shtet që ta bëni konvertimin shpejtë, ju duhet shumë kohë ,jo nuk më duhet shumë kohë, gjashtë veturat shumë shpejtë i konvertuam, ata shumë shpejtë i dogjën, pra problemi ishte djegia e veturave e jo mungesa e shpejtësisë në konvertimin e tyre si shërbim publik i shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Të tjerat ka theksuar se janë më të vjetra dhe do t’u skadojë afati.
“Janë më pak se 200 automjete në Kosovë me shoferë e pronarë serb që i kanë tabelat ilegale e të cilat janë regjistruar sivjet, krejt janë më të vjetra se sivjet, atyre krejt ka me ju dalë regjistrimi, nuk ka më regjistrim. Është e vërtetë që po bëhet fjalë për një pjesë të vendit tonë për veriun por po bëhet po ashtu fjalë edhe për një pjese të Serbisë për qendrën për regjistrimin e automjeteve në Rashkë, a është koncesion, po mund të shihet edhe si koncesion, por unë besoj që dobia ka qenë shumë e madhe dhe nuk kemi cenuar kurrfarë substance, për besë nuk kemi cenuar kurrfarë substance të vendit tonë, do të cenohej substanca shumë më tepër me thënë 10-12 muaj, se u dogjën gjashtë kerre”, ka thënë ai.
“Keni shkuar në Bruksel dhe keni negociuar për një temë të cilën nuk ke pasur nevojë, sepse është kompetencë e jotja, e qeverisë, a e ke ndryshu vendimin e qeverisë për atë sekuencën e veprimeve në lidhje me tabelat, sepse nëse ajo është në fuqi ende nuk mund të jetë deklarata e Borrellit më e rëndësishme sesa vendim i qeverisë së Kosovës. Pra ti duhesh me shku tash në qeveri me ndrru atë vendim, pra për me ndrru atë vendim nuk ke pasur nevojë me shku me disktu me Vuçiqin, as ti e as Bislimi me Petkoviqin. Ka qenë e thjeshtë, ke mundur me vullnetin e mirë me disktu me amerikanët siç kanë kërkuar dhe me thënë në rregull dhe sot e kishte pas një situatë më normale në veri, e tash nuk mund ta kthesh as atë normalitet”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka fjalën e fundit andaj sipas tij qeverisë i duhet bashkërendim me partitë opozitare.
E lidhur me këtë, kryeministri Kurti ka thënë se nuk mundet dhe as nuk dështon të punojë pa deputetët e Kuvendit.
“Sa herë të jem në Kosovë, veç nëse vjen ndonjë personalitet shumë i lartë qysh herën e kaluar ka qenë Ursula von der Leyen presidentja e Komisionit Evropian, se mua këtu më keni. Unë as nuk mundem pa juve as nuk dua pa juve. Mirëpo edhe ju duhet ta pranoni një gjë se e keni kryeministrin më të rregullt në parlament se shumë deputetë, shumë deputetë vinë shumë më rrallë se unë, e unë për ta jam këtu”, ka thënë Kurti./G.Kadrija