Kurti nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia
Lexohet për: 2 min.
Albin Kurti1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti nuk ka përjashtuar mundësinë e një sulmi të ri serb në territorin e Kosovës, pas atij të 24 shtatorit në Banjska të Zveçanit.

Ai në një intervistë për gazetën gjermane “Stern” u pyet mbi mundësitë e një konflikti të ri nga Serbia.

“Kemi një fqinj agresiv që nuk na pranon. Nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një sulmi, sepse nuk varet nga ne. Por, ne mbetemi vigjilentë dhe të mbështetur nga trupat tona dhe ato të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë shtuar mbështetjen e tyre që nga sulmet e shtatorit për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

”Përveç kësaj, ne përmbushim standardin e mbrojtjes prej dy për qind të bruto prodhimit vendor duke investuar në ushtri. Nëse ka demokraci, liderët e zgjedhur duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Kjo çon në parashikueshmëri. Por, diktatura mbart rreziqe. Pyet veten se çfarë do të urdhërojë një ditë (Aleksandar) Vuçiq policinë dhe ushtrinë e tij”.

”Ne vazhdimisht e ndiejmë agresionin serb: ata kanë 48 baza të avancuara ushtarake dhe xhandarmërie nëpër Kosovë - në formë patkoi”, ka thënë Kurti. /Klan Kosova

Stoltenberg i thotë Vuçiqit që sulmuesit në Banjska duhet të mbahen përgjegjës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025