Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i vështirë por duhet zbatuar marrëveshja bazë e arritur gjatë këtij viti në Bruksel dhe Ohër. Ai ka folur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.
Në panel edhe me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor, duke iu kundërpërgjigjur homologes së tij nga Serbia, Ana Bërnabiq, Kurti tha se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për dallim nga Serbia e cila as nuk është distancuar nga Millosheviqi dhe as nga Putini."Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodh sepse duhet të zbatojmë traktatin bazë që presidenti i Serbisë dhe unë ishim dakord në Bruksel. Por normalizimi nga ana psikologjike do të thotë mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Ky është një regjistër tjetër që unë nuk mund të kontribuojë fatkeqësisht”, tha Kurti.
Ai foli edhe për situatën në veri derisa nënvizoi nevojën për depërshkallëzimin e plotë të situatës.
Ndërsa u shpreh optimist për lëvizje pozitive për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga pesë vendeve mosnjohëse të BE-së.