Kurti në veri: Së bashku të punojmë për një të nesërme të ndritshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot katër komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë vendin ku u vra polici Afrim Bunjaku nga forcat paramilitare serbe më 24 shtator 2023. Ai ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve. “Së bashku do të punojmë për një të nesërme të ndritshme,” shkroi Kurti në rrjetin X.

Kryengociatori serb Petar Petkoviq ka reaguar ndaj vizitës së Kurtit në veri, duke thënë se “nuk ka çfarë të kërkojë në veri, pasi nuk është i mirëpritur”. “Ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste “Gauleiteri” dhe kryetari “i rrejshëm” i komunës,”, tha ai duke iu referuar kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Ndaj deklarimeve të Petkoviq ka reaguar këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i cili e ka quajtur fyese dhe thellësisht injorante të krahasosh një kryetar komune të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet demokratike të njohura nga QUINT, me një udhëheqës rajonal të epokës naziste. “Ky krahasim nuk është thjesht një sharje; pasqyron gjithashtu paturpësinë e Petkoviq dhe zbulon mentalitetin e tij. Nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh se ai është anëtar i një partie politike, lideri i së cilës shërbeu si ministër i propagandës gjatë regjimit të Millosheviqit, i cili kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Bosnje dhe Kosovë,” ka shkruar ai.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
153
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024